Vedat Muriqi shënon tre gola para syve të trajnerit, Inzagi

Lacio mori një fitore delikate kundër Fiorentinës me shifrat 2:1 për takimin e vlefshëm në “Serinë A”. Të enjten trajneri Simone Inzagi vendosi që të gjithë lojtarët të cilët qëndruan në stol dhe ata që kishin më pak minuta në këmbë, të luanin një miqësore përballë të rinjëve të Lacios.

Në fund të mëdhenjtë e Lacios shënuan fitore 6:4, ndërsa protagonist kryesor doli të jetë pikërisht sulmuesi shqiptarë, Vedat Muriqi.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte tre gola përpara syve të Inzagit, për ta bindur disi trajnerin e Lacios. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që sulmuesi lë përshtypje pozitive në stërvitje apo miqësore të tilla. Ndërkohë kur aktivizohet në fushën e lojës, në provën e vërtetë, nuk ka arritur ende që të lërë gjurmën e tij.

Jemi në nivelet më të larta të futbollit europian dhe në Itali nuk kanë durim për të pritur gjatë. Pavarësisht se janë hedhur poshtë zërat për një rikthim në vendin nga erdhi, në Turqi janë të sigurtë se zyrtari i Galatasarajit, Hakan Balta, ka zbritur në Itali për të biseduar me drejtuesit e Lacios që të arrijnë një marrëveshje për Muriqin. (Sport Ekspres)

Leave a Reply