De Ligt rezulton pozitiv me “Covid 19”

Juventusi ka njoftuar se mbrojtësi i tyre, Mathijs de Ligt ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

“Zonja e Vjetër” e konfirmoi edhe një tjetër rast me Covid-19 në grupin e vetë, derisa nga testet e fundit ishte emri i De Ligt.

“Juventus Football Club njofton se gjatë kontrolleve sipas protokollit në fuqi, pozitiv me Covid-19 ka dalë Matthijs de Ligt. Lojtari është vendosur në izolim”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado munguan në duelin kundër Milanit të mërkurën për shkak të koronavirusit. Edhe te “rossonerët” pati rast me Covid-19, pasi u paraqit pa kroatin Ante Rebiç dhe boshnjakun, Rade Kruniç.

Ndërkohë një tjetër nga Serie A që ka rezultuar pozitiv, është edhe portieri i Bolonjas, Federiko Ravalia.

Leave a Reply