E bujshme, Sabien Lilaj rikthehet në Superligën shqiptare!

Një lajm i bujshëm vjen nga Shqipëria! Sabjen Lilaj do të jetë pjesë e Teutës. Sipas “Supersport”, mesfushori do të vihet në dispozicion të trajnerit Edi Martini, për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndërkohë, klubi i Teutës nuk e ka konfirmuar ende këtë afrim, edhe pse mësohet se mund të jetë një huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

31-vjeçari iu bashkua skuadrës kosovare në fillim të sezonit, por aventura e tij në klubin kryeqytetas nuk ka shkuar siç duhet, ndaj Lilaj duket se ka vendosur të rikthehet në Superiore.

Kujtojmë që në të kaluarën mesfushori ka veshur fanellën e Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit në futbollin shqiptar.

Leave a Reply