Khedira largohet nga Juventusi, rikthehet në Bundesligë!

Sami Khedira edhe përfundimisht do të largohet nga Juventusi. Gjatë dhjetorit, raportohej për një ribashkim me Karlo Ançelotin tek Evertoni, mirëpo informacionet e fundit flasin se ai do të rikthehet të luaj në Bundesligë.

Mesfushori gjerman do të bashkohet me Herta Berlinin në Bundesligë, gjashtë muaj para skadimit të kontratës së tij me Juventusin.

Sot pritet të bëjë testet mjekësore dhe pastaj të firmosë me Herta Berlinin, skuadër kjo që pas 19 xhirove renditet në pozitën e 14-të me 17 pikë të tubuara.

Leave a Reply