Skënderbeu mbetet pa trajner!

Skënderbeu edhe zyrtarisht ka mbyllur aventurën e tij me Skënderbeun. Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë drejtuesit e skuadrës korçare, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “facebook”.

Deklarata për mediat

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin. Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!

Me Respekt,

KF Skënderbeu”

Me Julian Ahmataj Skënderbeu pas 17 xhirove të para renditet vetëm në pozitën e fundit me 12 pikë të tubuara.

Leave a Reply