E dhimbshme, futbollisti 30-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një lajm tronditës për futbollin vjen nga Argjentina, aty ku sulmuesi uruguaian, Santiago Garsia, është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij. Futbollisti 30-vjeçar prej 4 vitesh ishte pjesë e skuadrës argjentinase të Godi Kruz.

Prej 3 ditësh, Garsia i kishte humbur kontaktet me të gjithë dhe për këtë arsye familja e tij kishte njoftuar policinë, e cila pas mbërritjes në shtëpinë e lojtarit, e gjeti atë në shtëpi, teksa kishte ndërruar jetë.

Gjithashtu pranë tij ndodhej edhe një armë zjarri dhe në Argjentinë raportojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vetëvrasje dhe çfarë e shtyu lojtarin të kryejë këtë akt.

Leave a Reply