Barcelona morri një lajm të hidhur pas fitores ndaj Betis!

Barcelona mbrëmë shënoi një fitore shumë të rëndësishme përballë Betisit në “Benito Vijamarin”, mirëpo menjëherë pas këtij takimi “katalunasit” morrën një lajm jo të mirë, teksa u konfirmua lëndimi i qendërmbrojtësit Ronald Araujo.

Ky i fundit pësoi lëndim që në fillimin e ndeshjes, andaj iu dëtyrua të largohet nga fusha.

Lajmin për lëndimin e Araujo e konfirmuan edhe nga skuadra “katalunase”, që zbuluan se mbrojtësi i tyre ka lënduar kyçin e këmbës dhe se gjatë ditëssë sotme i njëjti do të duhet të ju nënshtrohet disa testeve mjekësore.

“Ronald Araujo ka probleme në kyçin e këmbës. Ai do bëjë disa testime nesër për të mësuar problemin e lëndimit”, thuhet në komunikatë.

Edhe pse ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij, nga tabori i Barcelonës shpresojnë që gjithçka të kalojë mirë dhe i njëjti të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Sen Zhermenit, ndeshje kjo që në program është me datë 16 shkurt.

Ndërkohë me siguri se i njëjti do të mungojë për ndeshjen e Kupës kundër Seviljës me 10 shkurt, derisa mund të mos luaj edhe përballë Alavesit në kampionat (13 shkurt).

Leave a Reply