Transferimi i parë i Interit në verë vjen nga rradhët e Seviljës!

Interi është në krizë financiare, teksa gjatë merkatos së janarit ata bënë asnjë përforcim. Ndërkohë mediat në Spanjë raportojnë se Bepe Marotta ka gjetur një përforcim me kosto të ulët në La Liga.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Seviljës, Nemanja Gudelj, i cili pëlqehet edhe nga ana e trajnerit, Antonio Konte.

Gudelj mund të luaj në qendër të mesfushës, para mbrojtjes dhe si qendërmbrojtës, prandaj Konte e konsideron si një përforcim të nevojshëm.

29-vjeçari me Seviljën ka kontratë deri në vitin 2023, ashtu që për ta bërë për vete, drejtuesit e Interit, homologëve të tyre nga “Ramon Sançez Pizhuan” do të duhet tu paguajnë 15 milionë euro për kartonin e Gudelj.

Leave a Reply