Ende pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, vjen largimi i parë nga FC Shkupi

Edhe pse ishte paralajmëruar si një përforcim për repartin e sulmit, Albert Bugazelli, ende pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me FC Shkupin, ka vendosur të largohet nga kjo skuadër, transmeton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë informuar nga klubi i Çairit përmes faqes zyrtare, ndërsa kjo ndoshta hap rrugën e transferimit të sulmuesit Rexhinaldo, i cili për disa vite kishte luajtur edhe në Superligën shqiptare.

Sulmuesi i krahut të djathtë, Albert Bugazelli, ndryshe i njohur edhe si Bebeto kishte bindur drejtuesit e klubit shkupjan, pas provave të bëra në Antalia të Turqisë, dhe i njëjti me 29 janar kishte nënshkruar kontratë dy vjeçare, njëjtë sikurse edhe Faustin Senghor, i cili për dallim nga senegalezi, do të vazhdojë të jetë pjesë e FC Shkupit.

Kujtojmë stinori pranveror në elitën e futbollit vendor starton me 14 shkurt, derisa ndeshjen e parë FC Shkupi do ta zhvillojë kundër Borecit në Veles. (infOSport.mk)

Leave a Reply