Besart Ibraimi, bomba e Skënderbeut në grupet e LE

Shkëndija u eliminua në hapin e fundit nga gjigandët e Milanit, ndërsa Skënderbeu i’a arriti qëllimit që të prek grupet e Liga Evropa, edhe atë për herën e dytë në historikun e saj.

Megjithatë mbetet të shohim nëse do i’a arrijë qëllimit që të rrëmbejë bomberin kërçovarë të Shkëndijës, Besart Ibraimin, për shërbimet e të cilit Ardjan Takaj është i gatshëm të harxhojë 300 mijë euro.

Skënderbeu me kualifikimin në grupet e Liga Evropa dhe me shitjen e Liridon Latifit te Pushkash Akademi përfitoi plotë 4.3 milion euro, ashtu që Takaj nuk do të kursejë në transferimin e Besart Ibraimit, tek i cili shohin një super sulmues, i cili do të mund të ndihmonte skuadrën korçare në arritjen e objektivit, si në ndeshjet në grupe të Liga Evropa, ashtu edhe në Superligën shqiptare, ku Skënderbeu këtë edicion do të kërkojë të rikthejë titullin në Korçë.

Rikujtojmë Skënderbeu bënë pjesë në  grupin “B” së bashku edhe me Dinamo Kievin, Jang Bojsin dhe Partizanin e Beogradit.


SUAD SAHITI SHUMË PRANË SKËNDERBEUT


Përveç Ibraimit, Skënderbeu është në rrugë të mirë gjithashtu për të siguruar edhe shërbimet e mesfushorit kosovar të Rabotniçkit, Suad Sahiti, i cili gjatë këtyre ditëve pritet të promovohet te skuadra korçare.

Leave a Reply