Nuk e bëjnë vetëm meshkujt, e bëjnë edhe femrat, sulmuesja kiliane tund rrjetën me finte (VIDEO)

Meshkujt e dominojnë futbollin dhe me të drejtë sepse janë më të fuqishëm dhe e përballojnë më lehtë këtë lojë, që në fakt nuk është aspak e lehtë.

Por femra është qenie sfiduese që në lindje dhe këtë e kanë treguar edhe me futbollin. Femrat e kanë rritur shumë cilësinë e tyre dhe herë pas here kemi parë gola spektakolar të shënuar nga vajza. Një prej tyre vjen nga Kili.

Në një ndeshje të Superligës për femra të këtij vendi, është shënuar një gol mjaft i pazakontë, me finte në një pozicion mjaft kritik. Tentativë e suksesshme, që tashmë “ka marrë dhenë” dhe është bërë virale në rrjetet sociale. (abcnews)

Leave a Reply