Juventus Serava regjistron edhe fitoren e tretë me rradhë, mund Kegi Mobi në Veles

Juventus Serava ka regjistruar edhe fitoren e tretë me rradhë, me çrast kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e 5-të me 15 pikë, njofton “infOSport.mk”.

Juventus Serava të hënën në mbrëmje në transfertë mundi ekipin e Kegi Mobi nga Velesi me rezultatin 10:7. Edhe njëherë tjetër me lojë të mirë u dallua Sali Saliu, i cili shënoi 3 gola, ndërsa po aq gola realizoi edhe Dionis Ukshini, i cili nga ndeshja në ndeshje po dëshmonë cilësitë e tij.

Dy gola të tjerë për Juventus Seravën realizoi Omer Osmani, ndërsa në listën e golashëneusve u regjistruan edhe Gani Ismaili dhe Osman Mustafa.

Për Juventus Seravën ishte kjo fitorja e 5-të sezonale në 10 javë kampionat.

Leave a Reply