Punë e kryer, Suad Sahiti te Skënderbeu!

Suad Sahiti karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën shqiptare, te skuadra e njohur e Skënderbeut, që këtë verë do të luaj në grupet e Liga Evropa, shkruan “infOSport.mk”.

Futbollisti kosovar shihet si zëvendësues i Liridon Latifit, i cili para disa ditëve u transferua në elitën e futbollit hungarez te skuadra e Pushkash Akademi.

Është ky pa dyshim një hap para në karrierën e Suad Sahitit, i cili pjesë e Rabotniçkit është që nga viti 2014-të. Ai te “romantikët” gjatë këtyre viteve të kaluara ka qenë një ndër futbollistët më të mirë, duke rënë në syrin e menaxherëve të Skënderbeut, të cilët mendojnë se pikërisht tani është koha që ai të veshë fanellën e skuadrës korçare.

Sahiti gjatë këtij sezoni të sapofilluar në elitën e futbollit vendor luajti titullar në ndeshjen ndaj Renovës në Shkup, ndërsa gjithashtu luajti në të gjitha 4 ndeshjet e Liga Europa me Rabotniçkin, duke realizuar edhe një gol në përballjen ndaj Tre Pene.

Leave a Reply