Monako e “pamëshirshme”, 6:1 fiton Marsejën (VIDEO)

Monako ka bërë spektakël në ndeshjen ndaj Olimpik Marsej, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katër në kampionatin elitar të Francës, duke fituar të përzgjedhurit e Rudi Garsias me rezultat të thellë 6:1.

Pa u mbushur 2 minuta lojë, Glik zhbllokoi shifrat për Monakon. Në të 20-tën Falkao ekzekutoi mirë një 11-metërsh për të dyfishuar shifrat, ndërsa 10 minuta më vonë i njejti realizoi për 3:0. Falkao nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e fundit të pjesës së parë, shënoi edhe golin e katërt për skuadrën nga principata dhe të tretin personal në këtë ndeshje.

Në të 68-tën, Sidibe çoi shifrat në 5:0, ndërsa 6 minuta më vonë Kabella shënoi golin e nderit për miqt. Për të vulosur shifrat përfundimtare të këtij takimi, mendoi braziliani Fabinjo, që në të 79-tën, shënoi gol nga penalltia.

Monako me këtë fitore, grumbullon 12 pikë po aq sa PSZH që mban pozitën e parë në tabelë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply