E bujshme, Bajerni hidhet në sulm për Mohamed Sallah

Mohamed Sallah ka ende dy vite kontratë me Liverpulin, mirëpo sulmuesi duket se nuk është shumë i bindur për të qëndruar sërish në “Enfilld Roud”.

Egjiptiani, ka pranuar se mund të luajë me Barcelonën apo edhe Real Madridin, ndërsa tashmë shtohet edhe një opsion i ri për ish-futbollistin e Romës.

Ka qenë drejtori i Bajern Munih, Karl-Hajnc Rumenige, i cili thekson se do të ishin të nderuar ta kishin në skuadër Sallah, apo atë që ai e quan Messi i Afrikës.

“Për momentin nuk kemi një plan për të nënshkruar me Salah, por sigurisht do të ishte një nder ta kishim atë. Në opionionin tim, Sallah është Messi i Afrikës dhe sigurisht ai i ka aftësitë për të luajtur për ekipet më të mira në botë. Ajo çfarë ai ka arritur mund të krahasohet me atë që kanë bërë Messi dhe Ronaldo respektivisht me Barcelonën dhe Real Madrid”, – u shpreh Rumenige.

Kështu, Liverpull dhe trajneri Jurgen Klop janë të paralajmëruar për lojtarin kryesor të skuadrës, i cili në verë mund të joshet nga mundësitë që ofrojnë emra si Real, Barça dhe tashmë Bajern Munih.

Leave a Reply