Hysaj mungon në sfidën ndaj Juventusit, ja arsyeja

Elseid Hysaj mbrëmjen e djeshme pas një kohe më të gjatë ishte titullar në ndeshjen ndaj Atalantas, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Napoli i shkodranit pësoi disfatë 3:1, ndërsa i njëjti për shkak të një dëmtimi u detyrua që të braktis fushën që në minutën e 42-të.

Paraditen e sotme Hysaj iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, me ç’rast nga tabori i skuadrës “napolitabe” njoftuan se shkodrani kishte pësuar një tërheqje të shkallës së parë në muskulin e këmbës së majtë.

Kështu, Hysaj do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Juventusit me 13 shkurt, teksa koha e rikuperimit për të tilla dëmtime varion nga 1 deri  2 javë në rastet kur gjithçka shkon normalisht.

Në këto kushte Hysaj pritet të humbasë edhe ndeshjen me Granadan në Liga Europa, teksa i njëjti pritet të rikthehet pikërisht ndaj Atalantës, këtë herë në kuadër të Serie A.

Leave a Reply