Zhvillime të reja për të ardhmen e Strakoshës te Lacio

Thomas Strakosha do të rikthehet në mbrëmjen e sotme nga Gjermania, saktësisht nga Munihu ku gardiani i kombëtares ka ndjekur fizioterapinë për dëmtimin në gju.

Ndërkohë, stafi mjekësor i Lacios do të vendosë nëse portieri do të rinisë menjëherë stërvitjen, apo do të presë edhe për disa ditë.

Sakaq, nga ana tjetër do të ketë edhe bisedime me klubin rreth të ardhmes, ndërsa mbeten ende konkretë plane për një transferim në Bundesligë.

Borusia Dortmund ka dalë në skenë dhe vetë Strakosha ka deklaruar se e tërheq një transferim te verdhezinjtë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi Lacio mbetet prioritet, edhe pse në këtë sezon, Strakosha ka vuajtur dëmtimet dhe fatin e keq dhe kështu ka humbur postin e titullarit.

Leave a Reply