Drita e Nuhiut dhe Prishtina e Ramadanit e nisin mbarë stinorin pranveror, fiton edhe Ballkani (VIDEO)

IPKO Superliga e Kosovës ka nisur dje fazën e dytë të sezonit 2020/2021, ku në program ishin tre ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Drita e Ardian Nuhiut në ndeshjen më interesante të ditës mundi minimalisht 1:0 Llapin. Në këtë takim vendosi goli i i Astrit Fazliut në mnutën e 74-të, me ç’rast “intelektualët”, vazhdojnë të ruajnë kryesimin para Ballkanit dhe Prishtinës, skuadra këto që gjithashtu arritën pa shumë probleme deri tek fitoret.

Ballkani mundi Besën e Pejës me shifrat 3:0 në transfertë, ndërkohë Prishtina e Zekirja Ramadanit me rezultatin 3:1 mundi Drenicën e Bledar Devollit.

Blendi Baftiu shënoi dy gola dhe një tjetër Edvin Kuç në fitoren 3:0 të Ballkanit ndaj Besës në Pejë, ndërkohë për Prishtinën realizuan Shillova, Abazi dhe Muça. Golin e vetëm për Drenicën në këtë përballje e realizoi Dennison.

Drita e Ardian Nuhiut me 44 pikë kryeson renditjen në Superligën e Kosovës, para Ballkanit të Blendi Shkëmbit me 41 pikë, derisa Prishtina me 35 pikë renditet në pozitëne tretë.

Ndërkohë dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të, ku mejdanin do të ndajnë Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria do të zhvillohen të hënën, gjithnjë nëse një gjë të tillë lejojnë kushtet klimatike. (infOSport.mk)

Leave a Reply