Konte kërkon mendimin e tifozëve se çfarë të bëjë me lojën e Interit

Trajneri i Interit, Antonio Konte, përmes profilit të tij zyrtar në “Instagram” iu është drejtuar tifozëve “zikaltër” ku ka kërkuar opinionin e tyre në lidhje me stilin e lojës të cilin duhet ta aplikojë të skuadra e tij.

Tekniku italian kërkoi opinionin e tifozëve, ndërsa postoi një video të lojës së ndërtuar të Interit duke krahasuar një sulm kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve me golin e Lautaro Martinez ndaj Milanit fundjavën e kaluar.

Tiki-taka apo stili i drejtpërdrejtë i lojës?

“Apo është më i mirë një ekuilibër midis të dyve? Më tregoni se çfarë mendoni”, pyetur Konte në faqen e tij.

Leave a Reply