Bajerni blindon yllin e së ardhmes, Musiala “bavarez” deri vitin 2026

Jamal Musiala ka nënshkruar një kontratë të re 5-vjeçare profesionale me Bajernin e Munihut deri në vitin 2026. Ai u shpreh i lumtur pas rinovimit me kampionët e Europës.

“Jam vërtet i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me FC Bayern. Ndihem jashtëzakonisht mirë këtu në klub dhe me ekipin. Unë jam duke luajtur me lojtarët më të mirë në botë dhe duke mësuar prej tyre çdo ditë në stërvitje. Hansi Flick, Hasan Salihamidžić dhe Marco Neppe si dhe i gjithë klubi besuan tek mua dhe më dhanë shansin shumë herët. Unë thjesht dua ta shlyej këtë besim me paraqitje të mira. Dua të vazhdoj të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayernin. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm për ekipin.” – u shpreh 18-vjeçari Jamal Musiala, i cili këtë edicion u ftua me ekipin e parë “bavarez”, aty ku po bënë mjaft mirë nën drejtimin e trajnerit Flik.

Musiala me ekipin e parë të Bajernit të Munihut ka regjistruar 17 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola, ndërsa pikërisht talenti i tij dhe paraqitjet e shkëlqyeshme, bënë që drejtuesit e Bajernit të mos hamenden shumë dhe menjëherë ti ofrojnë atij një kontratë afatgjate.

Leave a Reply