Angli, futbollisti shënon dhe feston si i çmendur ndaj ish ekipit dhe trajnerit të tij! (VIDEO)

Diçka vërtet e pabesueshme ka ndodhur sot në futbollin anglez, më saktë në ndeshjen e ligës së katërt (League Tëo) midis Morecambe dhe Neëport. Mysafirët në fund shënuan fitore 3:1, ndërsa e gjithë vëmendjen morri goli i tretë i shënuar nga ana e sulmuesit Kevin Ellison, i cili bëri një festë të veçantë.

Sapo ka shënuar gol, 42-vjeçari ka festuar golin mu para fytyrës së trajnerit kundërshtar, Derek Adams.

Historia mes Ellison dhe Adams është e vjetër, më saktë daton që nga viti 2019-të, kur trajneri Adams mori drejtimin e Morecambe. Ellison ishte një ndër futbollistët më të mirë dhe me më shumë gola në ekipin e Morecambe, por mosha e tij e madhe, bëri që trajneri Adams të mos llogarisë në shërbimet e tij.

Ellison stërvitej veçmas dhe nuk u përfshi asnjëherë në ekip derisa Adams ishte trajner i Morecambe. E gjithë kjo situatë e krijuar detyroi Ellison të transferohet te skuadra e Neëport, me të cilën sot pati mundësinë të shënojë ndaj ish skuadrës dhe trajnerit të tij. Mjaftoi ky gol që Ellison të shpërrthejë në festë, edhe atë para syve të trajnerit Adams. Vërtetë festë e veçantë.

Leave a Reply