Te Vllaznia bëjnë prapaktheu, Brdariç rikthehet në krye të shkodranëve

Kroato gjermani, Thomas Brdariç do vijojë të jetë trajner i Vllaznisë së Shkodrës. Ka qenë vetë gjermani që i ka dhënë fund fjalëve për shkarkim apo largim nga klubi, teksa humbja e djeshme 1:2 ndaj Bylisit ka trazuar ujërat në Shkodër.

Për “News 24” në Shqipëri, Brdariç ka konfirmuar se në mbledhje janë ulur të gjithë bashkë dhe kanë vendosur të vijojnë punën e nisur.

Një lajm të tillë, për vijimin e Brdariç në krye të Vllaznisë e ka konfirmuar edhe sponsori Alban Xhaferi në mediet lokale.

“U ulëm të gjithë bashkë dhe vendosëm të vijojmë. Unë nuk mund të bëj pa këta lojtarë dhe as ata pa mua”, tha mes të tjerash Brdariç për “News24”.

Leave a Reply