E dhimbshme, ish futbollisti anglez ndërron jetë në moshë 43-vjeçare!

Stiv Xhagellka, vëllai i ish-mbrojtësit të kombëtares angleze, Fil Xhagellka, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

43-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur në rolin e mesfushorit, ka qenë pjesë i ekipeve angleze të Stouk Siti dhe Shefilld Junajted.

Vëllai i tij, Fil, ka luajtur si mbrojtës për kombëtaren e Anglisë dhe ka qenë dhe kapiten tek skuadra angleze e Everton.

Lajmi ka pikëlluar shumë njerëz dhe gjithashtu ish-klubet e tij, të cilat kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për ish-mesfushorin.

Leave a Reply