Haaland ndez ëndrrat e tifozëve të Real Madridit me një “like”

Kur u transferua te Real Madrid në 2018-ën, të gjithë prisnin shumë nga Vinicius. Sulmuesi brazilian e ka treguar potencialin e tij të madh në disa momente, duke vendosur edhe disa ndeshje të rëndësishme, si Clasico kundër Barcelona-s në sezonin e kaluar.

Për sa i takon pjesës tjetër, vetëm pak shkëndija domethënëse. Të martën, kundër Atalanta-s, talenti i “Mbretërve”  është kthyer të frikësojë kundërshtarët me një paraqitje mbresëlënëse.

Vinicius ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet teksa feston për kualifikimin e Real Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Hala Madrid”, ka shkruar braziliani. Mes shumë “like” ka ardhur edhe një nga Erlin Haaland.

Një e dhënë për merkaton? Akoma nuk dihet, por tifozët e Real Madridit mund të ëndërrojnë.

Leave a Reply