Luis Suarez krah për krahë me emrat si Messi, Ronaldo, futet në historinë e futbollit botëror

Luis Suarez pa dyshim se po tregohet lideri kryesor i Atletiko Madridit këtë edicion në La Liga. Uruguaiani shënoi golin e vetëm të ndeshjes së djeshme në fitoren e skuadrës së tij 1:0 përballë Alaveshit.

Ky ishte një gol historik për uruguaianin, i cili në këtë mënyrë arriti në kuotën e 500 golave në karrierë, duke hyrë kështu në listën e legjendave të futbollit si Messi, Ronaldo, Eusebio dhe Pele të cilët e kanë arritur ketë suksese më parë.

 

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Twitter”, uruguaiani falënderoj të gjithë fansat e tij duke pozuar në një fushë futbolli me numrin 500.

Suarez ka pasur një karrierë të pasur futbollistike ku ka luajtur për ekipe si Nacional, Groningen, Ajaks, Liverpull, Barcelona dhe tashmë, Atletiko Madrid, për të cilën skuadër në 25 ndeshje kampionale ka shënuar 19 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve në La Liga, menjëherë pas ish shokut të tij te Barcelona, Lionel Messi, i cili ka dy gola më shumë.

Leave a Reply