Gabim qesharak i Federatës së Kamerunit, gabojnë emailin dhe humbasin futbollistin e Bajernit!

Erik Maksim Çupo-Moting i Bajernit të Munihut ka munguar në grumbullimin e parë të Kombëtares së Kamerunit që ka nisur sot për shkak se federata e vendit të tij gabimisht ka nisur email në adresën e saj në vend që ta dërgonte te adresa e futbollistit.

Një gabim ky i pafalshëm për Federatën e Futbollit të Kamerunit, duke pasur parasysh se do të jenë pa shërbimet e një ndër futbollistëve më të mirë për ndeshjet eliminatore kundër Cape Verde (26 mars) dhe Ruandas (30 mars).

Ky lajm është zbuluar nga e përditshmja gjermane “Bild” dhe duket një nga ato gabime të pabesueshme dhe të rrallë që shohim në futboll!

Por, ja që ndodhin…

Leave a Reply