Persona të armatosur ndalojnë kombëtaren e futbollit (VIDEO)

Një lajm shqetësues nga vjen nga Amerika Qendrore, aty ku grupe të armatosura kanë ndaluar futbollistët e kombëtares së Belize, të cilët me autobus po udhëtonin drejt Haitit.

Këto dy kombëtare do të takohen të enjten më 25 mars, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.

Bashkë me ekipin e Belize që po udhëtonte me autobus, ishin edhe katër policë.

Raportohet se ata negociuan me grupin e personave të armatosur, që të lejoheshin të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt Haitit. Gjithçka e zgjidhur pa pasoja, fatmirësisht.

Leave a Reply