Vllaznia e Adilit dhe Imerit rrezikon Europën!

Klubi i Vllaznisë pret me ankth të madh përgjigjen e Komisionit të Licencimit në FSHF për të miratuar dokumentacionin që kërkohet për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Ecuria e mirë e shkodranëve ka shtuar shanset që kjo skuadër, pjesë e së cilës janë edhe tre futbollistët nga Maqedonia, Mevlan Adili, Demir Imeri dhe Aleksandar Isaevski, të kapë një vend për në kompeticionet e UEFA-s, qoftë ai i Liga Europa, apo Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh se për momentin mban pozitën e parë në renditjen e Superligës shqiptare.

Mirëpo, këto synime mund të hidheshin në erë nëse në fillim të muajit prill, UEFA nuk licencon Vllazninë për shkak të detyrimeve që ka në Tatime.

Afati i fundit është data 31 mars dhe deri atëherë klubi shkodran duhet të gjejë patjetër një marrëveshje për shlyerjen e borxheve.

Në të kundërt, zhgënjimi për këtë sezon do të ishte i paimagjinueshëm.Klubi ka një detyrim prej 1.6 miliardë lekësh të vjetër dhe mësohet se 20 % të kësaj shume duhet ta paguajë “kesh” për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje me Drejtorinë e Tatimeve.

Leave a Reply