Reja nuk e grumbulloi për ndeshjet e marsit, kumanovari i shënon Fejenordit në miqësore

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, Lindon Selahi u la jashtë listës nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja për 3 ndeshjet e para eliminatore, të vlefshme për Botërorin e vitit 2022, që për herë të parë do të mbahet në Katar.

Kumanovari aktualisht luan si i huazuar te Willem II në Holandë, aty ku gjatë ditës së sotme doli të jetë protagonist kryesor në fitoren minimale të skuadrës së tij përballë gjigandëve të Fejenordit.

Që të dyja skuadrat vendosën të zhvillojnë një miqësore luksu për shkak pauzës, ndërsa falë golit të Selahit, Willem II në fund shënoi fitore minimale 1:0. 22-vjeçari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe në minutën e 86-të, me një gjuajte nga larg mposhti portierin e Fejenord.

Leave a Reply