Koha e iftarit! Premierliga ua mundëson lojtarëve një ndërprerje të vogël gjatë ndeshjes

Të hënën në ndeshjen Leçester Siti – Kristal Pallas, arbitri i ndeshjes lejoi një ndërprerje të shkurtër në mënyrë që futbollisti, Uesli Fofana dhe Çeikhu Kujate të bënin iftar.

Ishte portieri, Visente Guaita ai që vonoi lojën në mënyrë që dy lojtarët të bënin iftar.

Duke u bazuar në këtë situatë, arbitrët e Premierligës tani do të diskutojnë me kapitenët e klubeve para ndeshjes për të mësuar nëse ndonjë lojtarë që luan është me Ramazan.

Nëse ka lojtarë që janë agjerushëm gjatë ndeshjes, atëherë do të ketë pauzë të shkurtër në mënyrë që ata të bëjnë iftar.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply