Lajm bombastik nga Italia, Alioski i bashkohet Elmazit te Napoli!

Një lajm bombastik na vjen nga Italia. Siç raporton “Tuttosport”, Napoli është i interesuar për shërbimet e futbollistit shqiptarë, Ezgjan Alioski, i cili do mund të mbulonte mjaft mirë krahun e majtë të mbrojtjes.

Për shërbimet e futbollistit shqiptarë, Napoli është i gatshëm të harxhojë 10 milion euro, shumë kjo e mjaftueshme për të bërë për vete futbollistin e Lids Junajted.

Alioski me Lids Junajtedin ka kontratë deri verën e këtij viti, ashtu që mbetet të shihet nëse i njëjti do të vazhdojë të luaj në Angli, apo karrierën e tij do e vazhdojë në Itali te skuadra e Napolit, aty ku përveç shkupjanit, Elif Elmaz, do të rigjente edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë, Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin.

 

Leave a Reply