Lajpcigu shumë shpejtë gjen pasuesin e Nagelsman

Julian Nagelsman sezonin e ardhshëm do të drejtojë gjigandët e Bajernit të Munihut, ndërsa drejtuesit e Lajpcigut nuk pritën shumë për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Pasuesi i Nagelsman do të jetë Jesse Marsch. Amerikani udhëhoqi Red Bull Salzburg sezonin e kaluar, ndërsa një vit më parë ishte ndihmes trajner te Lajpcigu.

Në karrierën e tij ai ishte gjithashtu një ndihmës trajner në ekipin kombëtar amerikan (2010-2011).

Në ligën MLS, ai ka udhëhequr skuadrat e Montreal Impakt dhe Nju Jork Red Bulls.

Një biznes lëvizje, pasi Marsch veçmë punon për pronarët e njejtë.

Leave a Reply