Kontratë 10-vjeçare për Messin, mediat spanjolle zbulojnë detajet

Situata te Barcelona është përmirësuar shumë. Klubi “katalunas” ka në krye tashmë një ekspert si Joan Laporta, ndërsa ekipi i është rikthyer lojës së bukur dhe rezultateve pozitive.

Triumfi i thellë ndaj Atletik Bilbaos solli trofeun e Kupës së Mbretit, ndërsa objektivi kryesor mbetet fitimi i kampionatit. Fitorja e sotme ndaj Granadës sjell vendin e parë për djemtë e trajnerit, Ronald Kuman.

Leo Messi është rikthyer të buzëqeshë dhe largimi i tij nga Barcelona nuk ka shanse të ndodhë. Presidenti Laporta ka arritur në parim një akord me “pleshtin”.

TV3 zbulon edhe detajet e marrëveshjes 10-vjeçare. Kapiteni argjentinas do të luajë dy sezone të tjera në “Kamp Nou” dhe më pas dy vite në MLS.

Pas aventurës amerikane, që Messi e preferon shumë, do të ndodhë rikthimi te Barcelona, për të nisur një punë 6-vjeçare me detyra menaxheriale tek klubi i zemrës. (abcnews)

Leave a Reply