UEFA nderon De Rosin si futbollistin më besnik në Europë

Kapiteni i Romës Daniele De Rosi, është nderuar nga UEFA, e cila në faqen e saj zyrtare ka përpiluar listën e futbollistëve më besnikë në Europë.

Në këtë renditje janë marrë parasysh vetëm ata futbollistë që kanë veshur vetëm një fanellë gjatë karrierës së tyre futbollistike.

De Rossi po luan sezonin e tij të 17-të me Romën, ndërsa mori shiritin e kapitenit nga një legjendë tjetër e skuadrës “romake”, Françesko Toti, i cili për 25 vite me rradhë luajti me “verdhekuqtë”.

De Rossi u rendit në vend të parë si futbollisti më besnik në Europë, para Initestas (16 vite), Akinfeev (15), Perrin (15), Rui Patrisio (12), Myller (10), Rakitskiy (9) dhe Uard-Prouse (7).

Leave a Reply