Cikalleshi fantastik, dopietë dhe asist për Konjaspor, VAR i mohon tripletën! (VIDEO)

Vazhdon forma e mirë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili të dielën ishte një ndër protagonistët kryesor në fitoren 5:1 të Konjaspor ndaj Karagumruk në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”.

Cikalleshi përfitoi nga një rrëmujë në zonë në minutën e 61-të, të takimit për të shënuar golin e dytë dhe të avantazhit për ekipin e Konjaspor, që në ato momente avansonte me shfrat 2:1.

Tre minuta më vonë Cikalleshi mori i vetëm një top në fundore dhe shërbeu për sulmuesin tjetër me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqi i cili e pati të thjeshtë të shënonte me portierin gjysmë të shtrirë.

Në minutën e 85-të të ndeshjes një kundërsulm mjaft i shpejtë i Konjasporit solli dhe golin e 4-ët për skuadrën dhe të dytin personal për Cikalleshin i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte i vetëm përballë portierit kundërshtarë, Viviano.

Ndërkohë vlen të theksohet se në minutën e 24-të, Cikalleshit iu anulua një gol, për shkak pozitës jashtë loje.

Ndryshe falë “dopietës” ndaj Karagumruk, Cikalleshi arriti në shifrën e 8 golave të shënuar këtë edicion në Superligën turke, aty ku gjithsej numëron 27 gola në 122 ndeshje. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply