“Dreqi e marrtë, s’të kuptova kurrë!”, Ibra zemërohet me shokun e ekipit!

Zlatan Ibrahimoviç nuk duhet zemëruar kurrë. Lideri i Milanit e nisi si titullar duelin e ditës së shtunë kundër Beneventos, sfidë që skuadra e Stefano Piolit e fitoi me rezultatin 2:0.

Në një moment, 39-vjeçari nordik nuk duroi më. Milani po sulmonte dhe Hakan Çalhanoglu dhuroi një kros për Rafael Leaon.

Ibra priste që topi t’i shkonte atij dhe iu drejtua fantazistit turk me fjalët: “Dreqi e marrtë, nuk arrij të të kuptoj fare. Sigurisht që heshtje në krahun tjetër”.

Leave a Reply