Tifozët pushtuan stadiumin, por njëri prej tyre e pësoi keq (VIDEO)

Ndeshja e javës së 34-të në elitën e futbollit anglez midis Mançester Junajtedit dhe Liverpullit është shtyrë. Në fushë nuk kanë zbritur lojtarët si zakonisht, pasi vendin e tyre e kishin zënë tifozët e “Djajve të Kuq”.

Këta të fundit kanë mësyrë brenda stadiumit “Old Trafford” për të protestuar kundër presidentit të klubit, Glazier.

Por kjo protestë është shoqëruar edhe nga momente komike. Tifozët janë shpërndarë ngado brenda stadiumit, ndërsa një prej tyre zgjodhi të ngjitej sipër portës. Megjithatë zbritja prej andej nuk ka ndodhur ashtu siç mund ta kishte menduar.

Një prej protestuesëve godet topin në drejtim të kuadradit, por bashkë me rrjetën shkund edhe tifozin që po tentonte të largohej nga pjesa e sipërme e portës. Padyshim që goditja e ndihmoi të zbriste më shpejt, megjithëse në mënyrë të dhimbshme.

Leave a Reply