Komike, autobusi harron futbollistin, ai e ndjek me vrap (VIDEO)

Një episod i veçantë është regjistruar pas ndeshjes mes Klinseni dhe Kluzh në Rumani. Kluzh triumfoi në transfertë me rezultatin 0:1, por pas ndeshjes, harroi të merrte me vete një prej futbollistëve të ekipit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ovidiu Hoban, i cili pas ndeshjes është filmuar nga kalimtarë të rastit, teksa ndiqte me vrap autobusin e skuadrës, që gjithsesi nuk qëndroi.

Në këtë situatë, lojtari u detyrua të marrë nja makinë që ndodhej aty, për të shkuar në shtëpi. Një episod i veçantë dhe i pabesueshme njëkohësisht, që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply