E ardhmja e Mërgim Mavrajt larg Grojter Furtit!

Mërgim Mavraj dhe Grojther Furt kanë rënë dakord për të mos e vazhduar më bashkëpunimin e tyre më tej. Teksa mbrojtësi shqiptar iu bashkua skuadrës gjermane në momentet e vështira, duke qenë një nga shtyllat e mbrojtjes në arritjen e një objektivi të rëndësishëm, rikthimin në Bundesligë, tani ka ardhur momenti që mes palëve të mos rinovohet kontrata.

Mërgim Mavraj ka qenë një nga lojtarët thelbësorë në arritjen e objektivit këtë sezon. Me 19 ndeshje aktivizim, 18 prej të cilave si titullar, shqiptari ishte një ndër lojtarët kryesorë të boshtit të Grojther Furtit duke siguruar Bundesligën.

Mavraj kaloi disa vështirësi këtë sezon me dëmtimet, por ia doli që të rikthehet në fushë dhe i rëndësishëm për skuadrën.

Tanimë, mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhjesh do të bëjë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare për të ardhmen e tij.

Leave a Reply