Jasir Asani hapave të Enis Bardhit! Përmes Hungarisë kërkon të bëjë hapin e madh

Jasir Asani edhe zyrtarisht karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në elitën e futbollit hungarez, duke nënshkruar me ekipin e Kisvárda FC, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani te kjo skuadër ka kaluar si futbollist i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Partizanin.

Në sezonin e fundit me Partizanin, Asani kishte statistika shumë të mira, teksa arriti të shënojë 10 gola dhe ndihmoi shokët me 8 asiste. Kështu sezonin tjetër shkupjani do të luajë në elitën e futbollit hungarez, aty ku vite më parë me shumë sukses luante edhe Enis Bardhi, ndërsa aktualisht luajnë Boban Nikollov, Visar Musliu.

Në pyetjen nëse synon pikërisht suksesin e Bardhit, Jasir Asani, me përgjigje: “Para se të vendosja që të vija këtu, unë fola me të gjithë bashkatdhetarët e mi që luajnë në ligën hungareze. Ishin pikërisht ata që më inkurajuan për të provuar veten këtu. Unë kam besim se edhe unë do të jem në gjendje të tërheq vëmendjen tek vetja dhe të jem në gjendje të bashkohem me ekipin kombëtar të vendit tim”.

Kujtojmë Jasir Asani karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Vardarit, që më pas të transferohet te FC Shkupi, ndërsa në Maqedoni kishte luajtur edhe me Pobedën e Prilepit.

Pikërisht nga kjo skuadër shtatorin e vitit 2017-të, Asani iu bashkua Partizanit, nga e cila skuadër gjatë vitit 2020 luajti në formë huazimi në Suedi te skuadra e AIK Stokholm, ndërsa tashmë si agjent i lirë ai do të luaj me fanellën e skuadrës së Kisvárda FC, që edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply