Rron Broja edhe zyrtarisht pjesë e Dritës së Gjilanit

Drita e Gjilanit që bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në garat europiane të këtij viti, tashmë gjithë vëmendjen e ka përqëndruar në kampionatin vendor, ku sërish shihet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Për të bërë realitet një gjë të tillë, drejtuesit e skuadrës gjilanase gjatë ditës së sotme kanë prezantuar mesfushorin e njohur kosovar, Rron Broja, i cili me mjaft sukses vite më parë mbronte edhe ngjyrat e FC Shkupit.

Broja së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe në Belgjikë me skuadrat e Gent dhe Deinze. Ndryshe në futbollin kosovar Broja kishte veshur fanellën e skuadrës nga qyteti i lindjes, Trepça ’89.

Te Drita, Rron Broja do të veshë fanellën me numër 4.

Leave a Reply