E bukur, tifozët e Interit duartrokasin Luka Modriçin e Realit (VIDEO)

Luka Modriç përveç që është një futbollistë shumë i mirë në fushën e blertë dhe shumë i dashur në mesin e tifozëve të Realit të Madridit, i njëjti është shumë i dashur edhe nga tifozë kundërshtarë.

Një gjë e tillë u vërtetua edhe sonte në “Xhuzepe Meaca”, kur kroati u duartrokit nga tifozët e Interit në momentet kur po zëvendësohej nga Kamavinga në minutën e 80-të, të takimit.

Një gjest ky shumë i bukur nga ana e tifozëve të Interit, që meriton shumë respekt. Ndryshe Reali i Madridit falë golit të Rodrigos në minutën e 89-të mundi Interin në ndeshjen e parë të grupit “D”, aty ku bëjnë pjesë edhe Sherif Ttiraspol dhe Shakhtar Donjetsk.

Leave a Reply