Goli “ala braziliançe” i Shefit Shefitit ndaj Gostivarit (VIDEO)

Renova të mërkurën pa shumë probleme kaloi pengesën e parë në kuadër të Kupës, duke mundur Gostivarin me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi nga Xhepçishti që të gjithë 4 golat i realizoi në pjesën e dytë. Ali Aliu shënoi dy golat e parë për “gjipspunuesit”, për të ardhur më pas ai momenti më i bukur i takimit në minutën e 69-të, kur Shefit Shefiti me një roveshatë shënoi një super gol në stilin “ala braziliançe” që rrallë herë shihet në futbollin vendor.

Në ato momente Renova avansoi me rezultatin 3:0, ndërsa rezultatin përfundimtarë të takimit, Gostivari 0, Renova 4, e vendosi kolumbiani Mena Perez në minutën e 78-të. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply