Nuk mjaftojnë rezultatet e dobëta, krisje mes dy lojtarëve të Juves!

Sikur nuk mjaftonin rezultatet e dobëta, por edhe loja e dobët ndaj Milanit në ndeshjen e fundit, te Juventusi ka ndodhur një krisje mes dy lojtarëve titullarë, ajo mes portierit, Vojçeh Shçeznit dhe Adrien Rabio.

Fillimisht portieri i ulëriti mesfushorit francez që i lejoi Kalulut ta rifuste në lojë topin që po dilte larg duke i dhuruar një goditje këndi, që më pas polaku ti tregonte me forcë edhe pozicionin se ku ai donte që Rabio të qëndronte në zonë.

Megjithatë edhe përkundër këtij insistimi, Rabio nuk e dëgjoi portierin e tij, ndërsa si pasojë erdhi goli i shënuar nga Ante Rebiç, me të cilin Milani barazoi shifrat dhe nga Torino u largua me një barazim.

Nervozizmi mes portierit dhe mesfushorit francez raportohet se ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, derisa Corriere della Sera” shkruan madje se mes të dyve ka pasur edhe disa sharje, duke konfirmuar kështu tensionin dhe momentin aspak të mirë te Juventusi.

Leave a Reply