Pas pak vashat e Maqedonisë do të përballen me Austrinë, ja në cilën TV vendorr mund ta ndiqni ndeshjen!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencë të femrave sot me fillim në ora 18:00 në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret Austrinë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për kualifikim në Botërorin e vitit 2023, që bashkërisht do të organizohet nga Australia dhe Zelanda e Re, njofton “infOSport.mk”.

Këto eliminatore të përzgjedhurat e trajnerit Kiril Izov i nisën me një disfatë të rëndë 8:0 në transfertën kundër Anglisë, që njëherit është edhe favoritja më e madhe në grupin “D”, aty ku bëjnë pjesë edhe Irlanda e Veriut, Luksemburgu,  Letonia dhe Austria.

Pikërisht austriaket janë kundërshtari i dytë i Maqedonisë në këtë grup, që njëherit llogariten edhe si favoritët e dytë pas Anglisë.

Do të jetë pra kjo edhe një ndeshje tepër e rëndë për vashat e Maqedonisë, që megjithatë shpresojnë në një rezultat pozitiv.

Takimin e sotëm midis Maqedonisë dhe Austrisë (18:00h) mund ta ndiqni në transmetim të drejtëpërdrejtë në kanalin e tretë shtetëror TVM3, aty ku mund të shihni se në formacionin e parë luajnë plotë 6 shqiptare, me Syarta Reçin në portë, pastaj në mbrojtje me Sindiz Pollozhanin, në mesfushë me Yllza Maksutin, Rabije Dervishin, Hava Mustafën dhe Afërdita Salihin.  (infOSport.mk)

Leave a Reply