Akrapoviç: Struga Trim Lum përfitoi nga gabimi ynë, ata nuk e goditën asnjëherë portën tonë!

Shkëndija nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në transfertën ndaj Struga Trim Lum, skuadër kjo që edhe njëherë tjetër u tregua si një skuadër serioze, duke ju bërë me dije të gjithëve se edhe këtë vit pretendon vendet që sigurojnë Europën.

Shkëndija kishte më shumë nga loja, megjithatë Struga Trim Lum ishte ajo që avansoi e para në këtë takim, ndërsa krejt çka mundën të bëjnë “kuqeiznjtë” nga Tetova, ishte goli debutues i Timovskit, i shënuar në minutën e 80-të.

Sipas trajnerit Bruno Akrapoviç, ky rezultat është i padrejtë, kjo pasi Struga Trim Lum nuk kishte goditur ansjëherë portën e tyre, derisa golin e realizuan nga një gabim i mbrojtjes.

“Kishim raste të qindpërqindta për gol të cilat nuk i shfrytëzuam. Ne pranuam gol nga një gabim i mbrojtjes, përderisa kundërshtari nuk pati asnjë goditje drejt portës.” – është shprehur trajneri boshnjak, Bruno Akrapoviç.

Shkëndija e Tetovës pas 8 xhirove të para renditet në pozitën e 6-të me 11 pikë, ndërkohë që javën që vjen në Tetovë ata do të mirëpresin Borecin. (infOSport.mk)

Leave a Reply