Ronaldo regjistron edhe një rekord në Premierligë!

Sulmuesi portugez ishte protagonist i ndeshjes së Manchester United ndaj Totenhamit, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e shënuar nga Kavani. Ndryshe “Djajtë e Kuq” shënuan fitore 3:0, teksa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Rashford.

Megjithatë në skenë sërish u ngjit  Kristiano Ronaldo, i cili arriti edhe një rekord në Premierligë.

CR7 ka thyer një rekord që mbahej nga ish-sulmuesi i Çelzit, Didie Drogba.

Me golin e shënuar të shtunën dhe moshën e 36 vjeç e 267 ditë, Ronaldo u bë futbollisti më i vjetër që ka shënuar gol dhe asistuar në të njëjtën ndeshje në Premierligë.

Interesant është fakti se që të dy, edhe Drogba, edhe Ronaldo një gjë të tillë kishin bërë duke i shënuar skuadrës së njëjtë, Totenhamit.

Drogba e kishte bërë në vitin 2014-të, ndërkohë Ronaldo në ndeshjen e luajtur dje.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply