Florian Marku mbron titullin kampion në kategorinë IBF (VIDEO)

Florian Marku edhe njëherë tjetër nuk ka zhgënjyer fansat e tij, duke triumfuar ndaj francezit,  Jorick Luisetto me vendim jurie (76-74).

Në këtë mënyrë boksieri shqiptarë arriti që të mbrojë titullin kampion në kategorinë IBF në duelin e zhvilluar në Uemblin legjendarë.

“Mbreti Shqiptar” dominoi thujase në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjhëherë në diskutim triumfin përballë francezit, për të cilin ishte kjo disfata e tretë në karrierë nga gjithsej 14 luftëra të zhvilluara.

Në anën tjetër për Markun ishte kjo fitorja e 10-të nga  gjithsej  luftëra të zhvilluara, ku ka regjistruar edhe 1 barazim.

Ndeshjen e ardhshme Florian Marku pritet ta zhvillojë në Tiranë. (infOSport.mk)

Leave a Reply