Rrëfimi shokues i mjekut argjentinas, Maradona është varrosur pa zemër

Me datë 25 nëntor do të jetë përvjetori i parë i vdekjes së legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradonas. Në librin “Shëndeti i Diegos”, Nelson Castro, gazetar dhe mjek argjentinas, tregon me detaje historinë e Maradonës dhe informacionet mjekësore tek të cilat ka pasur qasje.

“Kishte një trup të fortë, shumë rezistent, njerëz të tjerë do të kishin vdekur kohë më parë. Zemra e tij u hoq nga trupi për tu studiuar, sepse ishte shumë e rëndësishme për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sigurisht që tashmë Diego është varrosur pa zemrën e tij”, – shpjegon Castro në programin televiziv “La Mesa de Juana Viale”.

“Zemra e tij peshonte gjysmë kile, kur normalisht duhet të peshojë 300 gramë. Kishte një zemër të madhe për arsye të ndryshme, si për shembull për shkak të sëmundjes kardiake që kishte”, ka thënë mes të tjerash mjeku argjentinas.

Leave a Reply