Lajm i fundit nga Australia: Djokoviç mund të përfundojë në burg

Drama në Melburn për hyrjen e Novak Djokoviçit në Australi vazhdon.

Tenisti serb ka udhëtuar drejt Australisë për të marrë pjesë në turneun “Australia Open” pa vaksinë gjë e cila është e ndaluar sipas autoriteteve australiane.

Përkundër kësaj Djokoviç ka udhëtuar dhe me t’u ulur në Melburn, ai është ndalur. Sipas asaj që shkruan “Herald Sun”, mediumi më i famshëm dhe më i besueshëm në Australi, Djokoviç mund të shkoj në paraburgim.

“Një burim  i gazetës na tha Djokoviçin mund ta dërgojnë në paraburgimin e Imigracionit”, shkruan “Herald Sun”.

Tani për tani Novak është në doganë në pritje të zgjidhjes së gjithë situatës.

Leave a Reply